U arrestua me akuzën për zaptim në Lagunën e Patokut, lihet i lirë kryetari i Njësisë Administrative në Fushë-Kuqe

Shqipëria

U arrestua me akuzën për zaptim në Lagunën e Patokut, lihet i lirë kryetari i Njësisë Administrative në Fushë-Kuqe

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 10:14
Gjykata e Lezhës

Gjykata e Lezhës la të lirë kryetarin e Njësisë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin Kristo (Fred) Martinaj.

Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë dhe gjyqtarja Edlira Çota pranoi kërkesën e prokurorit Francesk Ganaj, duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për 55-vjeçarin.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte porositur shtetas të ndryshëm për të hedhur inerte në lagunë në afërsi të lokalit të tij në Patok.

Ndaj tij u ngrit akuza pushtimi i tokës dhe shpërdorim detyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat