“2 metra hajdut dhe shok i kryeministrit”, Ina Zhupa: Ilir Beqaj na kërcënoi në komision, urdhëronte Policinë e Burgjeve dhe Gardën

Shqipëria

“2 metra hajdut dhe shok i kryeministrit”, Ina Zhupa: Ilir Beqaj na kërcënoi në komision, urdhëronte Policinë e Burgjeve dhe Gardën

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 10:47
Deputetja Insa Zhupa

Deputetja Insa Zhupa u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka kërcënuar në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor parlamentar të “Sterilizimit”.

Në fjalën e saj nga foltorja e kuvendit, Zhupa u shpreh se Parlamenti ka rënë ndërsa deputetët u lanë nën mëshirën e një hajduti 2 metra, pasi garda kishte lënë në sallë vetëm një gardist.

Zhupa ka këmbëngulur se pavarësisht gjithçkaje, opozita nuk heq dorë nga hetimi.

“Parlamenti ka rënë. Dje deputetët e opozitës janë kërcënuar ndërkohë që po kryenin funksionet parlamentare. Asnjë dëshmitar, edhe i lirë qoftë ai, nuk lejohet të hyjë në sallën ku zhvillohen mbledhjet pa e thirrur kryetarja e komisionit. Keni 100 gardistë që nuk lejojnë deputetët të hyjnë në sallat ku zhvillohen mbledhje, pa leje apo kur janë të përjashtuar.

Policia e burgjeve, Gardistët që duhet të ishin atje nuk e ndalonin dot Ilir Beqajn sepse duke qenë 2 m dhe shok i kryeministrit e ngatërruan me Edi Ramën dhe nuk e ndaluan. Ilir Beqaj i jepte urdhra policisë së burgjeve se çfarë duhet të bënin. Kërcënohen deputetët në sallën e Kuvendit, bëri edhe status për kushtet çnjerëzore në Kuvend. Ne ishim në mëshirë të hajdutit 2 metra. Kam telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë gardistët, se një kishin lënë atje. Ne jemi opozita e këtij vendi dhe do të hetojmë doni apo nuk doni ju. S’do bëjmë asnjë hap pas, do na keni përballë dhe në betejë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat