Deputetët e PD-së të indinjuar, i afrohen foltores. Çfarë po ndodh në Parlament

Shqipëria

Deputetët e PD-së të indinjuar, i afrohen foltores. Çfarë po ndodh në Parlament

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 11:32
Deputetët

Tension në seancën e Parlamentit.

Deputetët e opozitës janë ngritur më këmbë dhe i janë afruar foltores pasi kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk lejoi të fliste deputetja Elda Hoti pasi sipas saj, ndërhyrja nuk ishte për procedurë.

Punonjësit e Gardës janë afruar menjëherë, por Spiropali iu ka kërkuar të largohen.

“Nuk intimidoni askën, nuk ka nevojë për Gardën e Republikës”, tha Spiropali.

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar Spiropalit të mos u ndalojë fjalën deputetëve. Më pas deputetja e PD e vijoi fjalën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat