Goditet grupi që trafikonte drogë e emigrantë, arrestohen 4 persona, në kërkim 5 të tjerë

Shqipëria

Goditet grupi që trafikonte drogë e emigrantë, arrestohen 4 persona, në kërkim 5 të tjerë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 14:02
Policia

Goditet në Gjirokastër një grup që trafikonte drogë e emigrantë, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 5 të tjerë.

Burime zyrtare bënë me dije se si rezultat i një hetimi të iniciuar në vitin 2023, në Prokurorinë e Gjirokastrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Crossborder line”. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:

-P. L., 49 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (në rolin e organizatorit);

-Y. Ç., 55 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;

-V. Z., 52 vjeç, banues në Libohovë, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të kryera në bashkëpunim;

-A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim (në rolin e organizatorit). Ky shtetas ndodhet aktualisht në paraburgim, për të njëjtën vepër penale të kryer më parë.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit V. Ç., 58 vjeç dhe S. Ç., 51 vjeç (vëllezër), të dy banues në Libohovë, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat