“Keni dështuar me sukses”/ Petro Koçi kundër zgjatjes së afatit të hetimorit: Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte….

Shqipëria

“Keni dështuar me sukses”/ Petro Koçi kundër zgjatjes së afatit të hetimorit: Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte….

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 14:08
Deputeti Petro Koçi

Deputeti Petro Koçi mori fjalën në foltoren e Kuvendit ku u shpreh kundër këkresës së opozitës për shtyrje të afatit të hetimorit të shëndetësisë. Më tej akuzoi opozitën për trajtimin çnjerëzor të dëshmitarit Beqaj në dy ditë.

‘Koha e devizës së diktaturës që ra në 97 se humanizmi është tolerant ndaj armikut ka vdekur. E papranueshme fyerja e dinjitetit të dëshmitarit që thirrëm.

Nivel i akuzës ishte përtokë. Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte nivelin hetimor të komisionit që mbyll punimet sot. mjerë akuza dhe korrupsioni me standardet jo profesionale që u menaxhua nga kryeprokurorja.

Keni dështuar dhe është i juaji. Dështuar me sukses. Kur e patë që do dështonit sërish vendosët të mos bëni dëgjesa me asnjë dëshmitar. Keni 3 ditë resht që bëni konferenca shtypi. Deri mbrëmë vetëm një njeri ju dëgjonte. Shumëzoni sa kulla ka ndërtuar dhe sa kate ka në secilën kullë.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat