Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë ku mbeti i vdekur biznesmeni Eduard Reçi.
Në momentin që familjarët e kanë parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 52-vjeçarin kanë njoftuar policinë. Salla operative është njoftuar për një person të gjakosur jo për vrasje.
Pas i është hapur telefoni, Eduart Reçit nuk rezulton të jetë telefonuar dhe as nuk ka shkëmbyer mesazhe me askënd para se të ndodhte ngjarja.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur vetëm momenti kur 52-vjeçari bie në tokë i kthyer me fytyrë nga rruga kryesore.
Plumbi e ka kapur në pjesën e djathtë të fytyrës. Qitja ka qenë një zhurmë e mbytur.