Pse nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin, përgjigjet Meta

Shqipëria

Pse nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin, përgjigjet Meta

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 23:01
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha në një intervistë për emisioni Now në Euronews Albania nga burgu 313 se, arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare.

I pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg edhe pse kjo e fundit ta pranuar të marrë fajësinë ne vend të tij, Meta u përgjigj:

“Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme.

Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat