Belind Këlliçi ka zbardhur detaje nga takimi që ia ka pasur me Donald Trump në SHBA. Drejtuesi politik për Tiranën ka deklaruar se tema e diskutimi ka qenë keqpërdorimi i drejtësisë ‘si një pushkë kundër kundërshtarit politik, me shembull Soros’.
Këlliçi refuzoi të japë më shumë detaje, duke thënë se komenti që Donald Trump ka pasur për ndikimin e Sorosit është konfidencial.
Eni Vasili: Pate kohë në një minutë ti thoje Donald Trump shiko çfarë po në bën Soros në Shqipëri, e kishte një koment ai?
Belind Këlliçi: Po pati një koment, që nuk e kam thënë askund dhe preferoj ta mbaj konfidencial, sepse i tillë është. Pata mundësinë ti them tre fjali për Shqipërinë në lidhje me këtë çështje dhe mora një përgjigje në lidhje me këtë çështje. Por ca është e rëndësishme është që sot që ne flasim janë rikthyer dokumente që kanë qenë publike më parë, sesi fondacioni shoqëria e hapur është donatori numër një sa i takon reformës në drejtësi në Shqipëri. Ky është fakt. Duke ditur se kjo agjendë është stopuar në SHBA, kjo qasje nuk do jetë më pas 20 janarit në krye të agjendës së politikës së SHBA, do kemi edhe ndryshim në kursin e politikës së jashtme, jo vetëm më Shqipërinë, por gjithë rajonin, Evropën dhe botën.