Drejtori i Policisë, takim me përfaqësues të DEA-s - ja fokusi i diskutimeve

Shqipëria

Drejtori i Policisë, takim me përfaqësues të DEA-s - ja fokusi i diskutimeve

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 11:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka pritur në një takim prezantues përfaqësues të DEA-s, me qendër në Athinë. Atasheu i DEA-s John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, uroi Ilir Prodën për detyrën e re, si dhe çmoi bashkëpunimin e deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu, Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për ta forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale.

Ndërkaq, Drejtor Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s, në operacionet policore ndërkombëtare, shumë komplekse, që kanë patur objektiv shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë takimit, Drejtori garantoi atashetë se te Policia e Shtetit do të gjejnë angazhim, profesionalizëm dhe besueshmëri për çdo iniciativë që do të ndërmerret në të ardhmen, kundër krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat