Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në aksin Tepelenë – Fier.
Si pasojë humbi jetën çifti i bashkëshortëve dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar 61-vjeçari drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Tepelenë-Fier”, si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve.