Aksidenti i rëndë në aksin Tepelenë-Fier, arrestohet drejtuesi i autobotit

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në aksin Tepelenë-Fier, arrestohet drejtuesi i autobotit

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 12:56
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në aksin Tepelenë – Fier.

Si pasojë humbi jetën çifti i bashkëshortëve dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar 61-vjeçari drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Tepelenë-Fier”, si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat