Policia ka vendosur në pranga dy tutorë që dyshohet se sollën në Shqipëri 5 shtetase kineze me premtimin se do t’i punësonin në qendra masazhesh, por i shfrytëzuan për pr*stitucion. Gjatë operacionit të koduar “Red Light 3” u ndaluan 45 vjeçarja me iniciale A. W., dhe 30 vjeçari me iniciale Zh. Y., , për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.
Dyshohet se ata kanë sjellë në Shqipëri, 5 shtetase të huaja, të cilave iu kanë premtuar se do t’i punësonin në qendra masazhesh në Shqipëri. Pasi këto shtetase kanë arritur në vendin tonë, dy të arrestuarit i kanë shfrytëzuar për prostitucion, në apartamente të marra me qira. Nga veprimet ka rezultuar se autorët e dyshuar i reklamonin në faqe online, shtetaset kineze, gjenin klientët dhe i prisnin ata në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucion, dhe pas kryerjes së pagesave që varionin nga 200-300 euro, i dërgonin klientët në apartament. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, 5 shtetaset kineze, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 62 vjeçari me iniciale G. L., banues në Tiranë.
Njoftim i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Red Light 3”. Gjatë operacionit, u ndaluan shtetasit A. W., 45 vjeç dhe Zh. Y., 30 vjeç, të dy për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetase kineze për veprën penale “Prostitucioni”, si dhe shtetasi G. L., 62 vjeç, për “Moskallëzimin e krimit”. Hetimet treguan se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin sjellë në Shqipëri 5 shtetase të huaja, të cilave u kishin premtuar punësim në qendra masazhesh. Pas mbërritjes në Shqipëri, ato u shfrytëzuan për prostitucion në apartamente të marra me qira. Një nga metodat e përdorura nga autorët ishte reklama e vajzave në faqe online, gjetja e klientëve dhe menaxhimi i pagesave që varionin nga 200-300 euro për shërbim.