Gazetari Adriatik Doçi ishte i ftuar sot në një emision televiziv ku foli për arrestimi ne Ilir Metës. Ai bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se ashtu si vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, edhe ish-presidenti Ilir Meta e ka kthyer qelinë e tij në një “suitë”.
Sipas Doçit, Meta është i pajisur me një telefon dhe me internet në qelinë e burgut. Ai foli dhe për skenarët e mundshme të arratisjes që kreu i PL kishte planifikuar për t’i shpëtuar arrestimit.
“Sot kemi vetëm dy personazhe që e kanë kthyer burgun në suitë, Ilir Meta dhe Nuredin Dumani. Kjo dallohet sepse Ilir Meta komunikon në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale, i përdor vazhdimisht. Ka dhe informacione që ka telefon brenda në qeli, pavarësisht pretendimeve të tij se komunikon nëpërmjet letrave.
Sa i përket mundësive për arratisje ekzisotjnë disa skenarë. Një nga variantet është që operacioni i arrestimit ka qenë i befasishëm dhe Meta nuk ka pasur informacion. Kjo për të mos i dhënë mundësinë që të arratisej. Nga ana tjetër, ekziston dyshimi se lajmërimi i konferencës për shtyp në orën 12:00, ishte një kurth për SPAK-un, me qëllim për të shmangur arrestimin dhe për tu larguar nga vendi.
Por është dhe një skenar tjetër, të mbyllej në selinë e Partisë së Lirisë dhe për të mbledhur çetën, ata që i kanë mbetur, për të bërë një rezistencë dhe show ndaj drejtësisë, prandaj është bërë dhe ky lloj arrestimi demostrativ. Unë besoj se ai po tenton t’ia veshë përgjegjësinë e krimeve Monika Kryemadhit për shkak të lehtësirave që ajo do përfitojë në rast dënimi. Është një skenar që vijon të luhet mes tyre.”- tha gazetari.