Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës në lidhje me veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”.
Blutë njoftojnë se ka qenë kallëzimi i minorenes ai që ka dërguar pas hekurave 32-vjeçarin, i cili pasi ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka kallëzuar një shtetase 14 vjeçe, se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.