Reshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq të bashkisë Korçë. Reshjet me të dendura kanë qenë në lartësitë 1200 metra mbi nivelin e detit
Reshjet kanë përfshirë edhe fshatin Shtyllë, aty ku trashësia e deborës ka shkuar deri në 5 cm. Ndërkohë dëborë ka në gjithë aksin rrugor nga Shtylla deri në majë të Mashkullorës
Reshje ka edhe në zonat e tjera malore përfshi këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit Dardhë.
Deri tani nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.