Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Urën e Gjoricës në Dibër.
Një 60-vjeçar, identifikuar si Femi Leka, është gjendur pa shenja jete. Dyshohet se burri është aksidentuar nga një mjet. Makina që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.