Vdiq në banesën e tij në Gjermani, mbërrin në Fier trupi i pajetë i Dritan Lalajt

Shqipëria

Vdiq në banesën e tij në Gjermani, mbërrin në Fier trupi i pajetë i Dritan Lalajt

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 18:33
Vdiq në banesën e tij në Gjermani, mbërrin në Fier trupi i pajetë i Dritan Lalajt

Sapo ka mbërritur në Frakull të Vogël nga Hamburgu, trupi i pajetë i 33-vjeçarit Dritan Lalaj.

Falë kontributit të shqiptarëve të Gjermanisë dhe banorëve të fshatit, prurja e trupit u mundësua pranë babait të tij, i cili apeloi dëshpërimisht në media të shihte trupin e djalit të vetëm për herë të fundit dhe për ta përcjellë me të gjitha nderimet për në banesën e fundit.

Sipas ekspertizës mjeko- ligjore gjermane, i riu i ka dhënë fund jetës i vetëvarur në banesë.

Ndërsa më herët kishte tentuar vetëvrasjen me thikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat