Mbërrin në Gjykatën e Korçës mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve, jashtë e pret bashkëshortja

Shqipëria

Mbërrin në Gjykatën e Korçës mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve, jashtë e pret bashkëshortja

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës, Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.

Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues i lëndës “Art Pamor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat