Gjykata e Korçës lë në burg mësuesin e arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve, bashkëshortja jashtë godinës

Shqipëria

Gjykata e Korçës lë në burg mësuesin e arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve, bashkëshortja jashtë godinës

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 12:12
Mësuesi

Gjykata e Korçës la në burg Bledar Duron, mësuesin e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

E pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.

Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues i lëndës “Art Pamor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat