Ekspertët rindërtojnë skenën e krimit, ja pozicioni nga ku u qëllua biznesmeni shqiptar

Shqipëria

Ekspertët rindërtojnë skenën e krimit, ja pozicioni nga ku u qëllua biznesmeni shqiptar

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 12:31
Eduart Reçi

Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e djeshme në vendin ku u qëllua biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi. Këto prova kishin si qëllim zbulimin e vendit dhe pozicionin që autorët kanë përdorur në momentin kur kanë qëlluar me një plumb të ndjerin.

Mësohet se grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga taraca e një ndërtese aty pranë, por nga provat dyshohet se autori ka qënë në lartësi më të ulët. Ndërkohë ditën e sotme pritet që autoritetet të kryejnë sërish eksperimente të tjera, pasi ka akoma paqartësi.

Atentati ndaj biznesmenit Eduart Reçi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës teksa 52-vjeçari ka ndërruar jetë disa orë më pas, mëngjesin e së enjtes në spital pas plumbit që kishte marrë në kokë. Viktima ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë, dhe ka hyrë e dalë disa herë në pallat.

Sipas informacioneve, në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë. Bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ai është lënduar në kokë nga fishekzjarret duke mos kuptuar se ishte plumb.Momentalisht mbetet e papërcaktuar se nga çfarë arme u qëllua Reçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat