“Në mes të arrestuarve, dhe një i huaj”, eksperti për aksionin te “Kodra” e drogës: Bashkëpunimi Shqipëri-Spanjë nuk është i pari

Shqipëria

“Në mes të arrestuarve, dhe një i huaj”, eksperti për aksionin te “Kodra” e drogës: Bashkëpunimi Shqipëri-Spanjë nuk është i pari

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 13:33
Fatjon Softa

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa ka folur në “News Line” lidhur me operacionin antidrogë të kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës.

Ai deklaroi se ky nuk është operacioni i parë i kryer nga policia spanjolle në bashkëpunim me SPAK. Eksperti theksoi se Kodra e Diellit është një zonë e qetë, por dhe e banuar persona me rrezikshmëri të lartë.

Ai tha se mes të arrestuarve është dhe një shtetas i huaj. Sakaq, Softa vuri në dukje se personat e grupit merren dhe me formulimin dhe pastrimin e lëndës narkotike në laboratore të krijuara.

“Nuk është operacioni i parë por ka disa operacione në bashkëpunim policitë ndërkombëtare me strukturën e SPAK.

Zona ka qenë e mbikëqyryr në kamera. Fakti që ata kishin krijuar një siguri, janë disa faktorë.

Zona është deri diku e qetë nga pikëpamja e sigurisë, por dhe e banuar nga persona me rrezikshmëri të lartë. Në këto arrestime, mes sa kam informacion unë, ka dhe një të arrestuar një të huaj nga Amerika Latine. Personat e atij grupi merren dhe me formulimin dhe përbërjen e lëndes narkotike.

Ka qenë Spanja vendi ku ata kanë bërë aktivitetin dhe në bashkëpunim me strukturën e spanjolle bën të mundur këtë operacion.

Duhet të shkojmë nga këta persona të ndaluar dhe më tej, te porositësit, pasi paratë që qarkullojnë nuk vijnë vetëm nga këta 5 veta, por duhet të jetë një grup i gjerë. Me siguri do të kemi emra që janë të një rëndësie të veçantë, që kanë punuar”, tha ndër të tjera Softa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat