Deputetja e PD-së: Abuzime me rindërtimin, vjedhje të pronave dhe korrupsion

Shqipëria

Deputetja e PD-së: Abuzime me rindërtimin, vjedhje të pronave dhe korrupsion

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 14:37
Deputetja e PD-së, Elda Hoti

Deputetja e PD-së, Elda Hoti, në një deklaratë për mediat, është shprehur se Kryetarja e Bashkisë Kurbin, i ka dosjet “mal” në SPAK.

Ajo theksoi se kryebashkiakja socialiste ka kryer disa vepra penale, sipas saj, nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve.

Elda Hoti u shpreh se “Partia Demokratike bëjë publike çdo shkelje të Majlinda Carës derisa ajo të japë llogari para drejtësisë se ku kanë shkuar paratë e kurbinasve të lënë në mëshirë të fatit.”

Deklarata e plotë

Jam në këtë konferencë për shtyp për t’i bërë publike se  kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara i janë bërë mal dosjet në SPAK, për disa vepra penale nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve.

Jam sot këtu si deputete e qarkut Lezhë, që t’i kërkoj institucioneve të drejtesisë të veprojnë pa humbur kohë. Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët e Kurbinit.  dërsa dosjet flenë nëpër sirtaret e SPAK, janë qytetaret e Kurbinit që çdo ditë paguajnë faturat e korrupsionit të Majlinda Carës dhe një sekti rreth saj.

E përsëris, mbi Majlinda Carën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion, abuzimet me fondin e rindërtimit, tenderat që i komandon, deri në përfshirje për grabitjen e pronave të qytetarëve.

Në qoftë se institucionet do të vepronin, ajo sot nuk do të ishte ne karrigen e kryetares se bashkisë, por do të ishte në karrigen e të pandehurës, duke u përballur me drejtësinë.

Koha është tani, çdo ditë që kalon është vonë.

Meqënëse mëkëmbësi i saj Edi Rama, nuk ka informacion, po njoftojmë se po i hahen kumbulla pas shpine.

Meqënëse ai nuk “e fal” korrupsionin, po i themi që Bashkia Kurbinit është kthyer në vatër abuzimi.

Kurbini është në varfëri të skajshme dhe Rilindja është aq e pangopur për pará sa u janë errur sytë dhe u marrin edhe qindarkën e fundit.

Nëse drejtësia do të vepronte sot Majlinda Cara nuk do të drejtonte Bashkinë e vjedhjes.

Shqipëria ndodhet në kthetrat e diktaturës, është detyrë e çdo qytetari dhe e opozitës t’i dalë përballë këtij regjimi e cila ka kapur çdo institucion.

Propaganda dhe manipulimi që u bëhet qytetarëve duhet të marrë fund.

Partia Demokratike, unë si deputete e qarkut Lezhë, do të vijojmë të bëjmë publike çdo shkelje të Majlinda Carës derisa ajo të japë llogari para drejtësisë se ku kanë shkuar paratë e kurbinasve të lënë në mëshirë të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat