Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë degës së Tatim Taksave.
Makina përplasi këmbësorin i cili është dërguar në spital.
Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po punohet për rrethanat e aksidentit.