Buxheti 2025, Muço: Investime për Vilma Nushin e me shoqe…! Duan të rrisin moshën e pensionit

Shqipëria

Buxheti 2025, Muço: Investime për Vilma Nushin e me shoqe…! Duan të rrisin moshën e pensionit

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 21:43
Klodian Muço

Drejtuesi i Departamentit të Ekonomisë, Klodian Muço, në ditën e 320 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha i ka bërë një skaner buxhetit të 2025, që pritet të kalohet në parlament vetëm me votat e mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve të kryedemokratit në Rrugën e Shpresës, Muço tha se buxheti do të investohet në investime publike, që në fakt shkojnë për llogaritë e zyrtarëve shtetëore dhe jo të qyettarëve.

Me shqetësim Muço sheh, tre sektorë kyç në vend, shëndetësinë, arsimin dhe indeksimin e pensioneve, që sipas tij janë para që shkojnë për koncesione, ndërsa paralajmëroi rritjen e moshës së pensionit, deri në 70 vjeç.

Buxheti 2025, teorikisht duhet të reflektojë vizionin e një shteti për vendin e qytetarit, por ndodh e kundërta. Do fokusohet në investime publike që s’kanë lidhje me problematikat e qyetatrëve, por vetëm me vjedhjen e buxhetit, mungesë totale të transparencës.
Shteti dhe qeveria po tallet me ju pensionistë që prej 2014, buxheti do rritet vetëm me 1 %. Po flitet edhe për rritjen e moshës së pensionit në 70- vjec. Arsimi e shëndetësia, kjo e fundit lëngon. Paratë do shkonjë për koncesione, për Vilmën e shoqet. Arsimi edhe këtë vit do jetë 3.3%, sa ishte 12 vite më parë
”, theksoi Klodian Muço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat