Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “Goca dhe Gra” tha se nuk e mbështet barazinë gjinore, një deklaratë kjo që habiti studion.
“Nuk jam për barazinë gjinore, jam për epërsinë gjinore. Në një realitet utopik, do të ishte më e bukur bota e amazonave luftarake, se ajo e burrave të të ngrysur të cilët ndeshen për pushtet dhe për para, e gjitha kjo për t’i bërë përshtypje grave.
Pas atyre burrave që e bëjnë këtë betejë, fakti që ata nuk kanë paqe në dhomën e gjumit.
Nuk ka drama më të mëdha se ato që zhvillohen në dhomën e gjumit. Nuk e di sa e mundur është që kjo të mos dalë jashtë kontekstit. Por më shumë dashuri do të thotë më pak urrejtje”, u shpreh analisti.