“Nuk mbështes barazinë gjinore”, analisti habit me deklaratën: Nuk ka drama më të mëdha se ato që zhvillohen në dhomën e gjumit

Shqipëria

“Nuk mbështes barazinë gjinore”, analisti habit me deklaratën: Nuk ka drama më të mëdha se ato që zhvillohen në dhomën e gjumit

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 23:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “Goca dhe Gra” tha se nuk e mbështet barazinë gjinore, një deklaratë kjo që habiti studion.

Nuk jam për barazinë gjinore, jam për epërsinë gjinore. Në një realitet utopik, do të ishte më e bukur bota e amazonave luftarake, se ajo e burrave të të ngrysur të cilët ndeshen për pushtet dhe për para, e gjitha kjo për t’i bërë përshtypje grave.

Pas atyre burrave që e bëjnë këtë betejë, fakti që ata nuk kanë paqe në dhomën e gjumit.

Nuk ka drama më të mëdha se ato që zhvillohen në dhomën e gjumit. Nuk e di sa e mundur është që kjo të mos dalë jashtë kontekstit. Por më shumë dashuri do të thotë më pak urrejtje”, u shpreh analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat