Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Shqipëria

Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Mjegull/mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me derjtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat