Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi kishte fshehur në motorin e automjetit të tij katër qese me lëndë narkotike.
Shtetasi me iniciale S.S., u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e 3 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen.
“Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Kishte fshehur në motorrin e automjetit katër qese me lëndë narkotike dhe e transportonte për në Korçë me qëllim shitjen, kapet në flagracë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.
Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.