Stërvitja në Bullgari/ Ministri Vengu: Forcat tona treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s

Shqipëria

Stërvitja në Bullgari/ Ministri Vengu: Forcat tona treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Në Bullgari ka përfunduar me sukses stërvitjea në zonat urbane “Urban Operations 24”, ku morën pjesë dhe forcat tona të armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se forcat tona aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s.

“Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontigjentit të IV ”FLF BGR”, në Bullgari përmbylli me sukses stërvitjen në zonat urbane “Urban Operations 24”. Gjatë kësaj stërvitjeje në Camp Novo Selo, forcat tona treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s. Efektivët tanë shpalosën profesionalizëm të lartë, si pjesë e Forward Land Force Battle Group Bulgaria.

Ky sukses është një dëshmi e investimeve të vazhdueshme në kapacitete ushtarake, që synojnë misione sa më të suksesshme, jo vetëm brenda, por edhe përtej kufijve tanë. Përgatitja e lartë e efektivëve tanë është themeli i angazhimit tonë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, shkruan Vengu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat