Megaoperacioni i SPAK, gazetari zbardh itinerarin e ngarkesës së kokainës

Shqipëria

Megaoperacioni i SPAK, gazetari zbardh itinerarin e ngarkesës së kokainës

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 12:25
Gazetari Eni Ferhati

Gazetari Eni Ferhati ka zbardhur detaje nga megaoperacioni i SPAK ku në pranga kanë rënë 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latinë, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.

“Në të dyja rastet e ngarkesave me lëkurën e kafshëve që janë importuar në Shqipëri, SPAK ka qenë në dijeni në plotë, qoftë në ngarkesën e parë në muajin shtator por dhe në nëntor, pak ditë më parë. Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet Italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri.

Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogramw kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi. SPAK në bashkëpunim me autoritetet e huaja i ka lënë qëllimisht ngarkesat të futen në vend për të parë ku do të shkarkoheshin dhe mbërritja e tyre përkon me ardhjen në Shqipëri dhe të ekspertëve kolumbianë e nga Venezuela” tha Eni Ferhati.

Sipas gazetarit, SPAK po heton edhe për persona të tjerë të përfshirë, që mund të jenë pjesë e grupit si të dërguar në vendet e Amerikës Latine për të organizuar nisjen dhe bërë pagesat e drogës, kompanitë që janë përdorur etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat