PL ka zhvilluar homazhe tek Ushtari i Panjohur me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Tiranës.
Sekretari i përgjithsëm i PL-së, Blushi u shpreh se sot është ditë reflektimi për t'i kthyer kryeqytetit lirinë e cënuar dhe të marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët.
Fjala e plote e Sekretarit të Përgjithshëm, Blushi:
Me krenari të ligjshme, me mirënjohje dhe nderimin me te thellë, po kujtojmë sot një nga ngjarjet më të mëdha të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, 80- vjetorin e Çlirimit të Tiranës.
Mirënjohje për të gjitha familjet e Veteranëve, të cilët trashëgojnë brez pas brezi vlerat e luftës Antifashiste.
Gjithashtu dua të theksoj se sot është edhe një ditë reflektimi, në veçanti për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të mbarë vendit, për të marrë në dorë fatet e tyre me përgjegjësi, me më shumë angazhim, për ti rikthyer Tiranës lirinë e marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët e këtij qyteti.
Mirënjohje dhe nderim për gjakun e derdhur për çlirimin e Tiranës, mirënjohje për sakrificat e popullit të Tiranës, që 80- vite më parë i kthyen shtëpitë, i kthyen barrikadat në fortesa të pathyeshme në luftën kundër pushtuesit Nazi-Fashist.
Faleminderit!