80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Blushi: Sot ditë reflektimi për t'i kthyer kryeqytetit lirinë e cenuar

Shqipëria

80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Blushi: Sot ditë reflektimi për t'i kthyer kryeqytetit lirinë e cenuar

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 12:30
Blushi u shpreh se sot është ditë reflektimi për t'i kthyer kryeqytetit lirinë e cënuar dhe të marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët.

PL ka zhvilluar homazhe tek Ushtari i Panjohur me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Sekretari i përgjithsëm i PL-së, Blushi u shpreh se sot është ditë reflektimi për t'i kthyer kryeqytetit lirinë e cënuar dhe të marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët.

Fjala e plote e Sekretarit të Përgjithshëm, Blushi:

Me krenari të ligjshme, me mirënjohje dhe nderimin me te thellë, po kujtojmë sot një nga ngjarjet më të mëdha të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, 80- vjetorin e Çlirimit të Tiranës.

Mirënjohje për të gjitha familjet e Veteranëve, të cilët trashëgojnë brez pas brezi vlerat e luftës Antifashiste.

Gjithashtu dua të theksoj se sot është edhe një ditë reflektimi, në veçanti për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të mbarë vendit, për të marrë në dorë fatet e tyre me përgjegjësi, me më shumë angazhim, për ti rikthyer Tiranës lirinë e marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët e këtij qyteti.

Mirënjohje dhe nderim për gjakun e derdhur për çlirimin e Tiranës, mirënjohje për sakrificat e popullit të Tiranës, që 80- vite më parë i kthyen shtëpitë, i kthyen barrikadat në fortesa të pathyeshme në luftën kundër pushtuesit Nazi-Fashist.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat