Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë ceremonisë së 80-vjetorit të vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës se “17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm që do të zgjaste, jo 1 apo 2 vite, por do të zgjaste 46 vite”.
Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta, ju zoti Nredgjoni, drejtues i Unionit të të Përndjekurve politikë në Shqipëri dhe një falënderim për organizmin e këtij përkujtimi.
Një përshëndetje familjarëve të viktimave të terrorit të kuq, përfaqësuesve dhe drejtuesve të partive politike dhe të gjithë të pranishmëve.
Zonja dhe zotërinj!
17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm që do të zgjaste, jo 1 apo 2 vite, por do të zgjaste 46 vite.
Me 17 nëntor banda terroriste e Enver Hoxhës, e shndërruar totalisht në vegël të Beogradit, do të vendoste në Tiranë pushtetin e saj, pasi kishte shndërruar luftën e shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar, në një luftë vëllavrasëse antikombëtare.
Ne sot, nderojmë 39 viktima të masakrës tetor-nëntor. Në fakt ato janë mbi 100.
Nderojmë një nga masakrat, aktet terroriste më të shëmtuara të regjimit, e projektuar nga të dërguarit e Beogradit, dhe përfaqësuesi i tyre në Shqipëri, Enver Hoxha. E ekzekutuar nga terroristët Kristo Themelko, Beqir Balluku dhe banda të tjera.
Heronjtë e kësaj masakre ishin atdhetarë, të cilët kishin luftuar kundër pushtuesve, ose kishin ndërgjegje të pastër, të qetë, dhe asnjë motiv për tu larguar dhe për të mos i shërbyer vendit dhe kombit të tyre.
Natyrisht ata ishin të papajtueshëm me ideologjinë çnjerëzore, komuniste.
Ata ishin pasardhës të familjeve që kishin firmosur pavarësi, që kishin luftuar dhe dhënë kontribut thelbësor në ndërtimin e shtetit shqiptar.
U vra në mënyrën më tinëzare, më mizore, më barbare. Në pragun e derës së shtëpisë së vet.
Të mbledhur në Bristol dhe të ekzekutuar në një bodrum, të hedhur në Priskë në lum, masakra e tetor-nëntorit është një masakër makabre, të cilën vetë ata që e kryen e shpallën akt terrorist, por qyteti u përgjak.
Vazhduan për 46 vite me radhë ekzekutimin e armiqve të tyre, qëndrestarëve, heronjve të fjalës së lirë, besimit tek Zoti dhe besimit tek Shqipëria.