Partia Demokratike do të nisë turin në diasporën në një takim me mbështetësit e vet në Londër.
Floriana Garo, zëdhënëse e PD tha në një intervistë për Euronews Albania se nga kontaktet që kanë pasur me komunitetin e madh shqiptar që jeton në Angli presin një pjesëmarrje të madhe në takimin që pritet të nisë në orën 13:00.
“Ishte kërkesë e degës së Londrës për ta nisur aty takimin me diasporën, duke qenë se aty jeton një komunitet i madh shqiptar. Ka pasur një interes dhe konfirmim për pjesëmarrje shumë të madhe, besoj se do ketë shumë pjesëmarrje, energji.
Takimi nis në orën 13:00 dhe do jemi live në platformat on line dhe TV. Nuk kanë ikur të majtë nga Shqipëria, kryesisht kanë ikur të djathtë, kanë ikur 1 mln shqiptarë, një pjesë e mirë në Angli. Ata janë të djathtë dhe janë gati për të dhënë kontributin e tyre që ta ndryshojmë këtë sistem”, tha Garo.