33 vjeçari gjendet i vdekur brenda automjetit, dyshohet se është aksidentuar një ditë më parë

Shqipëria

33 vjeçari gjendet i vdekur brenda automjetit, dyshohet se është aksidentuar një ditë më parë

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë të Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.

Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjeçarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat