Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë.
Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore të jenë deri dhe të dendura.
Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.