Lumnimi nga Vatikani i dy martirëve shqiptarë, Spiropali: Mirënjohje dhe falënderim Selisë së Shenjtë

Shqipëria

Lumnimi nga Vatikani i dy martirëve shqiptarë, Spiropali: Mirënjohje dhe falënderim Selisë së Shenjtë

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 17:21
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Papa Françesku

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur lumnimin nga Vatikani të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq.

Përmes një reagimi për mediat, Spiropali, ka shprehur falenderimet dhe nderimet ndaj Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut, për lartësimin e përvujtërisë sakrifikuese të klerikëve katolikë shqiptarë për Fe, Liri, Atdhe

“Lumnimi i dy martirëve, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, e ngriti në 40 numrin e martirëve shqiptarë të shpallur nga Vatikani.

Mirënjohje, nderim dhe falenderim Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut për lartësimin e pervujtënisë sakrifikuese të klerikëve katolikë shqiptarë për Fe, Liri, Atdhe”, shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat