“Enver Hoxha i pavdekshëm?!” Flet spikerja e RTSH: U përlota sepse…

Shqipëria

“Enver Hoxha i pavdekshëm?!” Flet spikerja e RTSH: U përlota sepse…

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 18:25
Iva Hoxha

Këtë javë në “Profil” në Euronews Albania erdhi në një rrëfim mbi karrierën dhe jetën vajza e ekranit, Iva Hoxha, e cila për 30 vite ka qenë një nga figurat më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar.

Në këtë rrëfim ajo tregoi momentin dramatik në ditën kur kur duhej të anonçonte vdekjen e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

“Një nga redaktorët më erdhi në shtëpi dhe me tha se duhet të gjeja një bluzë të zezë. Ne nuk na besohej se e konsideronim të pavdekshëm. Gjeta një këmishë të errët dhe atë ditë kam përjetuar emocione më shumë se në ditën e parë kur kam dalë në anoncim. Të gjithë ishin të emocionuar, disa qanin, disa ishin të shkujdesur. Më thanë që do dal pa tualet dhe serjoze dhe kur mbarova u përlota sepse më erdhi të qaj jo se bëra kot, ishte një emocion i jashtëzakonshëm”.

Për më shumë ndiqni këtë rrëfim të veçantë në kanalin zyrtar të Euronews Albania në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat