Për festat e Nëntorit, jashtë Shqipërisë

Shqipëria

Për festat e Nëntorit, jashtë Shqipërisë

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Datat e rëndësishme të 28-29 Nëntorit një pjesë e shqiptarëve do i shfrytëzojnë edhe këtë vit për të pushuar jashtë vendit. Kërkesat për bileta dhe paketa turistike janë rritur ndjeshëm javët e fundit. Operatorët turistikë thonë se në krahasim me vjet, vihet re një trend më i shtuar.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Është një rritje gati 20% më shumë sesa vjet. Nëse do bëjmë krahasimin e numrit të atyre që ikim dhe atyre që do rrinë brenda për të festuar, është disproporcion i madh.

Fjorida Zani, operatore turistike: Nuk është se nuk janë atdhetarë, por shfrytëzojnë ditët pushim.

Destinacionet më të kërkuara janë ato të rajonit, por nuk mungojnë edhe vendet e largëta si Dubai apo Egjipti.

“Kosova, Greqia, Kroacia, Turqia, Italia.”

Ndërkaq ashtu si çdo vit, shqiptarët e Kosovës do t’i kemi në Shqipëri.

“Sidomos festat e Nëntorit, shtetasit e Kosovës janë më tradicionalë.”

Destinacionet më të kërkuara brenda Shqipërisë janë Korça, veriu i vendit, si edhe bregdeti i Durrësit dhe Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat