Banorët e zonës e Porto Romanos ku janë vendosur konteinerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme, kanë dalë në protestë këtë të dielë.
Ata shprehin kundërshtimin e tyre të fortë ndaj magazinimit të mbetjeve pranë zonave të banuara, duke theksuar rreziqet serioze për shëndetin dhe mjedisin.
Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të mbetjeve dhe zhvendosjen e tyre në zona të përshtatshme, larg vendbanimeve.
Ata apelojnë për ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse, duke paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve nëse shqetësimet e tyre nuk merren parasysh.
Gjatë ditëve në vijim pritet të merren mostra nga disa konteinerë për analiza të mëtejshme për të përcaktuar llojin e këtyre mbetjeve.