Zbulimi i laboratorit të drogës, befason eksperti: Po hetohet një grup më i madh, shpejt …

Shqipëria

Zbulimi i laboratorit të drogës, befason eksperti: Po hetohet një grup më i madh, shpejt …

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 06:29
Ervin Karamuço

Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço foli në një lidhje skype për emisionin “Review” në lidhje me goditjen e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, dhe zbulimin e një laboratori të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Ai tha se ky grupi i goditur është trans-nacional dhe pala jonë ka shkatërruar vetëm pjesën shqiptare por që  “SPAK” ka bërë një hetim dhe goditje model me iniciativën e vet.

“Janë përdorur mjete speciale hetimi për të cilat ka ndihmuar dhe DEA.

Ky operacion është një ndër herët e para që nuk është dekonspiruar por ky grup është një derivat i një grupi më të madh i cili po hetohet dhe do të ketë dhe për ata masa konkrete”, tha Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat