Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Sukthit në Durrës, ku një makinë humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, një 20 vjeçar me inicialet S.K.
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit”, thote policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.