“Vijojmë mbështetjen për të fuqizuar sistemin shëndetësor publik”, Koçiu: 65 mjekë të rinj nisën sot kontratën 3-vjeçare të punës

Shqipëria

“Vijojmë mbështetjen për të fuqizuar sistemin shëndetësor publik”, Koçiu: 65 mjekë të rinj nisën sot kontratën 3-vjeçare të punës

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se 65 mjekë të rinj kanë nisur kontratën 3-vjeçare të punës me MSHMS për të dhënë kontributin e tyre profesional.

Ndërsa kjo ministri vazhdon mbështetjen për të fuqizuar sistemin shëndetësor publik me profesionistë të rinj.

Këtë vit, 65 mjekë të rinj kanë nisur kontratën 3-vjeçare të punës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa 229 mjekë specialistë janë duke e vijuar këtë kontratë. Këto janë shembuj konkretë të angazhimit tonë për të mbështetur dhe fuqizuar sistemin shëndetësor publik me profesionistë te rinj”, u shpreh Koçiu në një postim në Facebook.

Punësimi i mjekëve specialistë ka rikthyer e forcuar shërbimin për shumë specialitete, duke garantuar kujdes shëndetësor cilësor për çdo qytetar dhe pacient, afër vendbanimit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat