“Nga nervat e ka bërë pis”, Noka e Bardhi kërkojnë pastrimin e foltores pas kryeministrit Rama, ndërpritet për herë të dytë seanca

Shqipëria

“Nga nervat e ka bërë pis”, Noka e Bardhi kërkojnë pastrimin e foltores pas kryeministrit Rama, ndërpritet për herë të dytë seanca

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 11:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar dy minuta pushim për pastrimin e foltores.

Bardhi e mori fjalën pas kryeministrit Edi Rama dhe kolegut Flamur Noka dhe kërkoi që të pastrohej vendi ku do të fliste. Më herët të njëjtin konstatim bëri dhe deputeti Noka. “Të pastrohet urgjentisht foltorja”, deklaroi Noka, i cili iu përgjigj kryeministrit për buxhetin për pensionet etj.

Pas tij dhe Bardhi kërkoi pushim deri sa të pastrohej vendi.

“Kërkoj 2 minuta pushim, të pastrohet foltorja se nga nervat e ka bërë pis”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat