Ceremonia e Lumnimit të At Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazul, Samarxhi: Mesazh i madh për kombin dhe botën

Shqipëria

Ceremonia e Lumnimit të At Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazul, Samarxhi: Mesazh i madh për kombin dhe botën

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 18:49
Ferdinand Samarxhi

Në një intervistë për News24, gazetari Ferdinand Samarxhi foli mbi ceremoninë e lumnimit të At Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazul, dy figurave të shquara të kishës katolike shqiptare.

Ai u shpreh se ceremonia që u zhvillua në Vatikan shënoi një moment historik për Kishën Katolike Shqiptare dhe për gjithë kombin shqiptar.

Samarxhi e përshkruan këtë ngjarje si një “meshë solemne dhe hyjënizuese,” duke theksuar rëndësinë e mesazhit që u dërgua jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Ai theksoi se ceremonia ishte një simbol i martirizimit dhe sakrificës për kombin, duke nënvizuar se lumnimi i këtyre dy personaliteteve është një kujtesë e vlerave të shenjta dhe të shenjtorëve të kombit shqiptar.

“Ky është një mesazh i madh martirizimi për kombin shqiptar, një shembull për brezat e rinj dhe një ftesë për të reflektuar mbi sakrificat dhe përkushtimin e figurave si At Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazul,” u shpreh ai.

Një tjetër moment i rëndësishëm i ceremonisë ishte mesazhi i dërguar nga Papa Françesku përmes Kardinalit Marcelo Semeraro, i cili e cilësoi ngjarjen si një testament të besimit dhe sakrificës, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe besnikërisë ndaj vlerave fetare dhe kombëtare.

“Mesazhi hyjnor i Papës është një thirrje për të ruajtur dhe përhapur paqen, dashurinë dhe tolerancën mes popujve,” shtoi Samarxhi, duke përmendur se ky ishte një moment që shërben si një ripërtëritje e angazhimit të shqiptarëve për të ruajtur unitetin kombëtar dhe besimin në vlerat shpirtërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat