Shteti sovran i Urdhrit Bektashi, Samarxhi: Përgjigje strategjike ndaj rritjes së ekstremizmit global, forcon integrimin social në Evropë

Shqipëria

Shteti sovran i Urdhrit Bektashi, Samarxhi: Përgjigje strategjike ndaj rritjes së ekstremizmit global, forcon integrimin social në Evropë

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 18:57
Gazetari dhe Ferdinand Samarxhi

Gazetari dhe Ferdinand Samarxhi ka folur për idenë e themelimit të një shteti sorvan të Urdhrit Bektashi në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një “lëvizje strategjike të kohës.” Samarxhi, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan ky shtet në forcimin e paqes dhe tolerancës ndërfetare, ka shpjeguar se ky është një moment kyç për Shqipërinë dhe për rajonin.

Samarxhi e konsideron nismën e Kryeministrit Edi Rama si një lëvizje të domosdoshme për të promovuar një dialog ndërfetar dhe për të përballuar sfidat e rritjes së ekstremizmit global. Ai shprehu se këtë hap duhet parë si një “përgjigje strategjike ndaj kërcënimeve që po rriten në mbarë botën,” duke e cilësuar këtë veprim si një model të integruar që ilustron angazhimin e Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Ky është një moment historik, i cili e pozicionon Shqipërinë si një faktor kyç të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të tolerancës dhe dialogut ndërfetar,” tha ai.

Një nga tema kryesore e diskutimit ishte roli i shtetit sovran bektashi, i cili, sipas Samarxhiut, është një “interpretim paqesor i Islamit” që po jep një mesazh të fortë për një bashkëjetesë harmonike mes besimeve të ndryshme. Ai theksoi se ky shtet do të shërbejë një “tempull botëror që moderon Islamin” dhe përbën një “kundërnarrativë ndaj zërave ekstremistë” që kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Shteti Sovran Bektashi është një shtyllë që forcon integrimin social dhe promovon tolerancën ndërfetare, duke u shndërruar në një model për entitetet fetare të kohës. Është një udhërrëfyes për një bashkëjetesë të harmonishme dhe për një interpretime paqësore të fesë,” tha Samarxhi.

Samarxhi nënvizoi se shteti bektashi është gjithashtu i rëndësishëm për Evropën dhe Perëndimin, duke e konsideruar një “alternativë konsultive” për integrimin e mëtejshëm të rajonit. Sipas tij, ky shtet jo vetëm që është një forcë për paqe në Ballkan, por gjithashtu përfaqëson një mundësi për t’u pozicionuar si një aleat i besueshëm për shtetet evropiane dhe perëndimore.

“Shqipëria, me shtetin sovran bektashi, është një faktor i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën dhe botën. Po e mbështesin sot Evropa dhe Perëndimi, dhe ky shtet po kontribuon aktivisht në stabilitetin dhe sigurinë globale,” tha Samarxhi.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që Samarxhi theksoi ishte se shteti sovran bektashi po krijon mundësi të reja për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke shërbyer si një “pasaportë diplomatike” për vendin. Ai shtoi se beson që marrëdhëniet fetare dhe diplomatike do të zyrtarizohen në një nivel global, duke kontribuar në forcimin e imazhit të Shqipërisë si një komb që promovon paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Shteti Sovran Bektashi do të zyrtarizojë marrëdhëniet fetare në nivel global, duke shërbyer si një akt konsultiv për çështje të rëndësishme të ndërkombëtarizimit të vlerave të paqes dhe dialogut ndërfetar,” tha ai.

Gjithashtu, ai theksoi se shteti sovran bektashi është një faktor mbështetjeje i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me botën. Për të, ky është një moment që e pozicionon Shqipërinë në qendër të debateve ndërkombëtare dhe si një model të rëndësishëm për dialogun ndërfetar dhe përpjekjet për të frenuar ekstremizmin.

Në përfundim, Samarxhi u shpreh se shteti sovran bektashi është një mundësi për Shqipërinë për të shfaqur vlerat e saj, duke e shndërruar vendin në një “faktor të rëndësishëm global” që do të ndihmojë për të përhapur mesazhin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat