“Buxheti i fundit, tallja e fundit”, Muçollari: Pensionistët po trajtohen pa dinjitet dhe pa respekt

Shqipëria

“Buxheti i fundit, tallja e fundit”, Muçollari: Pensionistët po trajtohen pa dinjitet dhe pa respekt

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 19:21
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike,Grigels Muçollari

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike,Grigels Muçollari në një postim në Facebok u shpreh se buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në jetën politike dhe ekonomike të vendit, por me Edi Ramën ka humbur çdo kuptim, pasi e gjitha është një fasadë e madhe për të mbuluar thelbin, që është shpërndarja e taksave, e kontributit e punës e mundit të shqiptarëve sipas interesit e përfitimit të një grushti personash, kanalizimi i fondeve në rrjetin e klientelizmit

Sipas tij, pensionistët po trajtohen pa dinjitet, pa respekt dhe si të përjashtuar dhe po rrinë në mëshirën e humorit personal të kreu të qeverisë.

“Buxheti i fundit, tallja e fundit

Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në jetën politike dhe ekonomike të vendit, por me Edi Ramën ka humbur çdo kuptim, pasi e gjitha është një fasadë e madhe për të mbuluar thelbin, që është shpërndarja e taksave, e kontributit e punës e mundit të shqiptarëve sipas interesit e përfitimit të një grushti personash, kanalizimi i fondeve në rrjetin e klientelizmit.

Ajo që del qartë në sytë e njerëzve, është se paratë janë, por nuk shkojnë tek qytetarët, sepse nuk do kryeministri.

Kjo është zgjedhja e tij.

Pra, paratë janë për rritjen e pensioneve, por kjo nuk do të ndodhë, se rilindja ka plane të tjera.

Derisa ekziston mundësia për të dhënë bonus deri në 150 euro në fund të vitit, derisa lajmëron se do të japë një të tillë dhe në pranverë, pra pak javë ose pak ditë para zgjedhjeve, përse atëherë nuk i rrit pensionet?

Përse këto shuma nuk i jep në formën e rritjes së pensionit, që të kenë efekt çdo muaj, por i dorovit me një dorë.
Përse taksat dhe pasuria e shqiptarëve duhet të duken në publik si dhurata personale që bujari dhe kavalieri Kryeministër, u ngrit të hënën në mëngjes, dhe vendosi t’ua japë shtresës në vështirësi.

Pensionistët e këtij vendi e kanë merituar me punën e kontributin e tyre në më shumë se 4 dekada që të kenë shpërblim normal. Nuk kanë pse të trajtohen pa dinjitet, pa respekt dhe si të përjashtuar, e të rrinë në mëshirën e humorit personal të Edi Ramës.
Do ai të marrin shpërblim, e marrin. Nuk do ai, nuk e marrin.

Ky trajtim me lëmoshë e sipas trilleve personale të një njeriu që i ka gjërat në dorë, është i papranueshëm e fyes.

Dhe është një arsye e fortë për të qënë nesër në protestë në dyert e parlamentit.

Eshtë një arsye e fortë për të ngritur zërin, e për t’i thënë Edi Ramës e qeverisë së tij, se ky është buxheti i tyre i fundit, shansi i fundit që u jepet për të tallur e nëpërkëmbur qytetarët e pensionistët”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat