Pasioni i tij ishte futbolli, por ëndrrat iu prenë në mes! Pas vrasjes së 14-vjeçarit, reagon klubi Dinamo: U prehsh në paqe Martin

Shqipëria

Pasioni i tij ishte futbolli, por ëndrrat iu prenë në mes! Pas vrasjes së 14-vjeçarit, reagon klubi Dinamo: U prehsh në paqe Martin

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 19:56
Martin Cani

Klubi Dinamo ka reaguar pas vrasjes të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.

U prehsh në paqe Martin!”, shkruhet në një njoftim të bërë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat