Sherri tragjik mes nxënësve pranë shkollës “Fan Noli”/ Si paraqitet gjendja e 14-vjeçarit që u plagos me thikë

Shqipëria

Sherri tragjik mes nxënësve pranë shkollës “Fan Noli”/ Si paraqitet gjendja e 14-vjeçarit që u plagos me thikë

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 22:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tronditëse ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, kur një 14-vjeçar, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, u vra në mënyrë tragjike pas një sherri me disa bashkëmoshatarë të tjerë.

Përveç viktimës, një tjetër 14-vjeçari përfundoi u lëndua pas plagëve të shkaktuara nga thika.

Sipas raportimit të gazetares së News24, Rovena Cerka nga Spitali Ushtarak ku ndodhet i shtruar adoleshenti, ky i fundit tashmë ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Besohet se ngjarja ka nisur pas një sherri për motive banale mes dy nxënësve të shkollës “Fan Noli”, i cili më pas ka përshkallëzuar jashtë ambienteve të institucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat