Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ku një nxënës 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshtarët e tij, shkolla ‘’Fan Noli’’ me status lamtumire për Martinin.
Në një status të postuar rreth orës 23:00 në faqën e shkollës në facebook shkruhet , ”nesër shkolla fillon ndryshe pa Martinin!’’
Në status stafi i shkollës shpreh dhimbjen për humbjen e nxënësit të tyre dhe trishtimin se, që nga nesër Martinin nuk do ta shohin më.
Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një nxënës tjetër i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor në spital.
”Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin!
Sot u tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më!
Qofsh i parajsës, engjëll!